Të gjithë pro, Kuvendi i Kosovës ratifikon marrëveshjen 236-milionëshe me MCC-në

schedule13:23 - 28 Korrik, 2022

schedule 13:23 - 28 Korrik, 2022

Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar Marrëveshjen mes Kosovës dhe MCC, e cila u nënshkrua mbrëmë në Uashington, raporton Express. Marrëveshja është ratifikuar me votat e 89 deputetëve, të cilët ishin në sallë.

Futja e kësaj pike në rend dite, u propozua nga kryetari i Komisionit për Ekonomi, deputeti i PDK-së Ferat Shala. Programi Kompakt prej 236.7 milionë dollarësh përqendrohet në çështjen e energjisë dhe u nënshkrua me një ceremoni në Kongresin Amerikan.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e nënshkroi marrëveshjen në praninë e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti. /abcnews.al/