Të gjithë presin Eriksen dhe Giroud, Inter akord për dy largime

schedule12:36 - 19 Janar, 2020

schedule 12:36 - 19 Janar, 2020

Tifozët e Interit po presin akordin përfundimtar me Eriksen, Giroud dhe Victor Moses. Drejtuesit e klubit zikaltër po punojnë për t’i dhuruar trajnerit Conte këto tre përforcime, teksa ka lëvizje edhe në dalje.

Valentino Lazaro nuk ka bindur me paraqitjet e tij dhe do të largohet drejt Premier League. Austriaku pëlqehet nga Newcastle dhe agjenti i tij ishte i pranishëm dje në stadium në duelin që “Qymyrxhinjtë” fituan ndaj Chelsea.

Anësori i djathtë do të huazohet me të drejtë blerje te bardhezinjtë, opsion që e ka pranuar me kënaqësi. Drejt shitjes përfundimtare është edhe Gabriel Barbosa. Mediet italiane zbardhin edhe shifrat e marrëveshjes.

Flamengo do të paguajë 17 milionë euro për kartonin e bomberit 23-vjeçar, teksa Interi do të mbajë edhe një përqindje të kartonit të tij nëse shitet në të ardhmen nga klubi brazilian. 10-20% është përqindja që po diskutohet dhe palët janë afër akordit final. /abcnews.al

 

Valentino Lazaro me fanellën e Interit

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!