Të gjithë pas Kumbullës, tjetër ekip italian bën gati ofertën

schedule21:22 - 25 Dhjetor, 2019

schedule 21:22 - 25 Dhjetor, 2019

Shumë skuadra janë vënë pas shërbimeve të mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla. Futbollisti kuqezi po bën një sezon të shkëlqyer me fanellën e Hellas Verona dhe ka krijuar një dyshe shumë të mirë në qendër të mbrojtjes me kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmani.

Ekipet që duan kartonin e mbrojtësit shqiptar, po shtohen dita-ditës, ndërsa sot, po qarkullon lajmi se edhe Lazio synon të firmosë me Kumbullën. Drejtori sportiv i lacialëve, Igli Tare, ka përveshur mëngët dhe ka nisur punën për të bindur lojtarin kuqezi të transferohet te Lazio.

Hellas Verona mund të humbasë të dy mbrojtësit shqiptarë gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, pasi po flitet edhe për një largim të Rrahmanit te Napoli në verë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!