Të gjithë ata të rinj që duan të studiojnë në Shqipëri kanë dhe një mundësi tjetër. Regjistrimet në shkollat e larta rihapen të shtunën e 28 shtatorit.
Rreth 5 mijë e 500 kandidatë për studentë kanë aplikuar për tu ulur në auditore.
Secili prej aplikantëve sipas drejtuesit të Rrjetit Akademik Shqiptar mund të gjejë veten. Një i ri mund të shpallet fitues në të paktën tre degë. Por cilat programe studimi ka ende vende bosh?
Mungesa e kriterit të mesatares dhe mundësia e punësimit të shpejtë në këtë fazë të dytë aplikimesh shumë të rinj i ka orientuar dhe drejt programeve 2 vjeçare të studimit.
Ndërkohë në fazën e parë u regjistruan rreth 16 mijë maturantë. Degët më të kërkuara ishin ato të IT dhe shëndetit.