SPAK ka rreth një vit e gjysmë që ka nisur të funksionojë. Është një strukturë e ngritur për të luftuar atë çfarë është instaluar për 30 vjet, sistemin e korrupsionit. Padyshim që nuk është një betejë e lehtë. Drejtësi i kësaj strukture tregon sfidat me të cilat po përballen përballur. Koha është aleati dhe njëherësh armiku i kësaj beteje.
Arben Kraja: Ndjekja penale në Shqipëri është e detyrueshme dhe jo selektive. Çdo prokuror është i detyruar të ndjek të gjitha rastet. Në momentet e para ka qenë kompetencë e jona çdo lloj korrupsioni. Kemi pasur disa raste të korrupsionit të rrugës që nga dhënia e lekëve të policëve. Njerëzit krijuan përshtypje se u krijua SPAK për këto raste. Ne krijuam një tryezë bisedimesh dhe e trajtuam si shqetësim dhe u kufizuara numri i rasteve të vogla dhe u kalonte kompetencë prokurorive të rretheve përkatëse. Pa diskutim që do ketë skeptikë. Rastet e skeptikëve ti përdorim si nxitje për të përmirësuar punën.
Por SPAK nuk po funksionon me kapacitet të plotë. Byroja Kombëtare e Hetimit, një strukturë e domosdoshme për rezultatet e hetimit, ende nuk ka nisur nga puna. Në fund të këtij viti, do të jenë 52 oficerë të BKH-së që do të punojnë me SPAK-un për të mbërritur në çdo zyrë ku ka lulëzuar korrupsioni.
Arben Kraja: 5 vite janë që nga konceptimi i reformës. Kjo reformë kishte synim krijimin e strukturave të reja. Krijuam jo me kapacitete të plotë. Ishin vetëm 8 nga 15 prokurorë. Pra ka vështirësitë e veta. Dhe për plotësimin e strukturave me njerëzit e nevojshëm ndikon në rezultate. Nuk është njëlloj sikur është në kapacitet të plotë struktura. Po rritet besimi i publikut dhe e rëndësishme është vullneti i strukturës. Pastaj rezultatet do vijnë vetvetiu përditë dhe gradualisht.
Arben Kraja: Numri i prokurorëve u rrit. Por janë 5 më pak se sa është miratuar. Ndërkohë BKH nuk ka filluar akoma punë. Grupi i parë e hetuesve është në fazën e fundit të trajnimit. Do jetë një grup i dytë që besojmë që do përfundojë në fund të vitit. Dhe besoj me kapacitet të plotë jemi në fund të këtij viti. Besoj do punojmë më lirë nga ngarkesa dhe presim rezultate më shumë.
Rezultatet e SPAK janë vendimtare për shpresën e shqiptarëve, në pritje të gjatë për drejtësi. Qytetarët e Shqipërisë presin të shohin pas hekurave zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, të cilët kanë guxuar për dekada të vjedhin taksat e tyre. Rezultatet e SPAK janë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë, për të ardhmen e proceseve të integrimit të saj në Bashkimin Evropian.
Nëse nuk do t’i kemi këto rezultate kaq të pritshme, atëherë kjo strukturë e posaçme e ngritur për një mision kaq të rëndësishëm, do të mbetet në histori si strukturat paraardhëse, bashkëpunëtore me kastën e të korruptuarve. /abcnews.al/