Klubet e mëdha po reagojnë me radhë në lidhje me “dritën jeshile” që Gjykata Evropiane e Drejtësisë dhe mesditën e së enjtes, që sapo lamë pas për krijimin e një kompeticioni të ri, të ashtuquajtur “Super League” Evropiane të Futbollit, duke hedhur kështu poshtë vendimet e UEFA-s e FIFA-s, që ndalin diçka të tillë.
Mirëpo, ndonëse pothuajse të gjithë janë kundër krijimit të këtij formati të ri, “Galaktikët” e Real Madrid vazhdojnë t’i qëndrojnë “besnik” idesë së tyre dhe një koment mbi këtë ndodhi e ka bërë edhe tekniku i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti, menjëherë pas fitores ndaj Alaves, i cili e konsideron dhënien e së drejtës për krijimin e Super League-s, si një vendim të rëndësishëm.
“Ishte një vendim i rëndësishëm për të gjitha klubet. Ka disa që nuk janë aq të bindur. Mendoj se do të jetë pozitive për të gjithë që të mos ketë monopol dhe të përmirësohet kalendari. Koha do të tregojë nëse është pozitive, por besoj se në fund do të jetë mirë për të gjithë botën”,- u shpreh tekniku italian, pas fitores minimale në transfertë. /i.m /abcnews.al