Të gjithë kundër Ronaldos, Toni e thotë troç: As nuk driblon dot!

schedule11:37 - 18 Qershor, 2020

schedule 11:37 - 18 Qershor, 2020

Dështimi i Juventusit në finalen e Kupës së Italisë ka bërë që në shënjestër të përfundojë Cristiano Ronaldo.  Sulmuesi, i cili humbi një penallti në gjysmëfinale kundër Milanit, duket jashtë forme, ndërkohë që Gazzetta Dello Sport arrin deri aty sa kritikon për faktin se pse portugezi nuk gjuajti i dyti, duke parë që Dybala gaboi dhe bardhezinjve u duhej moral.

LEXO EDHE: “E pazakontë kjo që i ndodh Juventusit. Ronaldo jashtë forme? Si të tjerët”

Trajneri Sarri i doli në mbrojtje, sikurse edhe motra e tij më pas. Ka edhe nga ata që analizojnë paraqitjen e Ronaldos dhe një prej tyre është ish-sulmuesi Luca Toni, i cili ka vënë në dukje problemet fizike të yllit të Juventusit.

LEXO EDHE: “Nuk e kuptoj, mbreti im s’ka çfarë bën”, polemikat i hap motra e Ronaldos

“Është një humbje që mban edhe firmën e Cristiano Ronaldos. Portugezi është në vështirësi në aspektin fizik dhe as nuk mund të driblojë një kundërshtar”, është shprehur Toni për “Rai Uno”. Ai shpëton nga Juventusi portierin Buffon.  “Ai ishte lojtari më i mirë i Juventusit në fushë”, tha Toni mes të tjerash. /abcnews.al