Të gjithë jemi “kuq e zi”/ Broja në majën e sulmit, në krah të tij Hoxha, Asani dhe Bajrami

schedule12:34 - 7 Qershor, 2025

schedule 12:34 - 7 Qershor, 2025

Pritjes po I vjen fundi, ndërsa numërimi mbrapsht ka nisur për ndeshjen e shumëpritur të kombëtares së Shqipërisë kundër Serbisë.

Të gjithë sytë e shqiptarëve drejtohen në “Air Albania” që në orën 20:45 do të presë sfidën e rëndësishme dhe shumë të ndjerë. Kombëtarja e Shqipërisë mbylli përgatitjet për sfidën kundër Serbisë në kualifikueset e Botërorit 2026, ndërsa seanca e fundit në stadiumin e ndeshjes i shërbeu Silvinjos për të kristalizuar idetë e tij mbi formacionin.

Si gjithmonë, Silvinjo nuk ka dashur të zbulojë asgjë për formacionin, por të gjitha detajet që kanë rrjedhur nga ndeshjet e kontrollit brenda grupit tregojnë se Broja do të jetë I vetëm në majën e sulmit.

Ai do të ketë ndihmën e tre futbollistëve të tjerë ofensivë, si Hoxha e Asani nga krahët dhe Nedim Bajramit pas tij.

Nuk ndryshon diga e mesfushës me dy të besuarit e zakonshëm të Silvinjos.

Me role të ndryshme, Ramadani dhe Asllani kanë detyrë në shkatërrojnë aksionet e rivalëve dhe të nisin ato të skuadrës kuqezi.

Nuk ka dyshime për portën, që do t’I besohet si gjithmonë Tomas Strakoshës, ndërsa Silvinjo dhe stafi teknik duhet të zgjigjin një balotazh në qendër të mbrojtjes.

Kapiteni Gjimshiti është një pikë fikse, ndërsa vendi krah tij do të zgjidhet mes Isjmajlit, Kumbullës dhe Ajetit, ku i pari është më i favorizuar.

Në krahët e mbrojtjes pritet të luajnë Balliu në të djathtë me Mitaj, që kthehet në fushë pasi mungoi në sfidat e marsit për shkak dëmtimi.

Në pamje të parë, ky formacion duket sulmues dhe i guximshëm, por gjithçka do të varet nga udhëzimet që kanë marrë lojtarët.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!