Të gjithë duan Vrionin për sulmin, në garë edhe klubi holandez

schedule19:41 - 31 Maj, 2022

schedule 19:41 - 31 Maj, 2022

Giacomo Vrioni ka mbyllur një sezon super në Austri, duke shënuar 19 gola në kampionat me fanellën e Tirol.

Sulmuesi mori “Këpucën e Artë” si shënuesi më i mirë, sikurse edhe Karim Adeyemi që realizoi në njëjtin numër golash si shqiptari.

Për Vrioni raportohet se janë shumë klube që e duan dhe Juventusi do për të 4 milionë euro.

Anderlecht, Besiktas e Getafe janë tre prej klubeve të lakuara, ndërkohë që në listë është shtuar edhe Groningen në Holandë. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!