“Të gjitha paratë e biletave do të shkojnë për fëmijët autik”, Herion Mustafaraj zbulon detaje nga komedia satirike

schedule10:28 - 4 Korrik, 2023

schedule 10:28 - 4 Korrik, 2023

Aktori dhe regjisori Herion Mustafaraj, do të vendos në skene këtë të martë një shfaqje mbi autizmin e interpretuar nga gjimnazistët e gjimnazit Petro Nini Luarasi.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka ndarë detaje rreth kësaj shfaqe në ndihmë të fëmijëve autik, duke i bërë thirrje të gjithëvë që të shkojnë ta shohin. Sipas Mustafarajt, të gjitha paratë e fituara nga biletat te Art Turbina, do të shkojnë për Shoqatën e Autizmit.

“Mbrëmë në Art Turbina u mahnita se kishim një grup prej gati 40 fëmijësh që luanim në skenë. Edhe këta fëmijët me atë impresionin që jepnin karriget bosh, mundoheshin sepse ishte prova dhe karriget ishin bosh. Duke parë energjinë e madhe që të jep ajo skenë, ata u impenjuan aq shumë dhe në sytë e mi pash një shfaqje që sot do të jetë magjike.

Shfaqja zgjat diku tek 1 orë e gjysmë, fillon në 5 e 30, sepse kuptohet që nëpërmjet spektatorëve do të ketë dhe fëmijë me aftësi ndryshe. Kështu që i kemi dhënë një fash orar të vogël, po të themi deri në orën 6 pa 10, që të mblidhen të gjithë dhe në 6 do të fillojmë shfaqjen, konkretisht deri në orën 7 e 30. Biletat për këtë shfaqje janë 500 lekë të reja, të cilat do të shkojnë për ndihmën e kësaj shoqate të autizmit. Gjithashtu, duam që kjo shfaqje të vihet edhe nëpër teatro të tjera, sepse duam të shpërndajmë mundësinë e këtyre fëmijë kaq unikë dhe kaq të aftë, jo vetëm për aktrim, por për t’u bërë zëri i shoqërisë”, u shpreh ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!