Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Të gjitha gratë në Holandë do të marrin një test falas për kancerin e qafës së mitrës

schedule13:37 - 3 Korrik, 2023

schedule 13:37 - 3 Korrik, 2023

Të gjitha gratë në Holandë që kanë mbushur moshën 30 vjeç do të marrin komplete vetë-testimi për kancerin e qafës së mitrës, ka njoftuar Instituti i Shëndetit Publik të vendit (RIVM).

Ky vendim është pjesë e programit kombëtar të monitorimit të kancerit të qafës së mitrës dhe do të zbatohet këtë javë, raporton NL Times.

Testi mund të zbulojë praninë e papillomavirusit njerëzor, ose HPV, një virus që mund të shkaktojë këtë lloj kanceri, dhe nëse virusi gjendet, gruaja e testuar do të ftohet të vizitojë mjekun e saj të përgjithshëm për një Pap test.



Sëmundja është më e zakonshme tek gratë e moshës 30 deri në 60 vjeç, dhe në baza vjetore, rreth 900 gra në Holandë sëmuren nga kanceri i qafës së mitrës dhe 200 prej tyre vdesin nga kjo sëmundje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!