“Të garantojmë siguri për pushuesit”, Balla takon punonjësit e policisë në Vlorë

schedule12:06 - 7 Korrik, 2024

schedule 12:06 - 7 Korrik, 2024

Pritini e përcillini me mirësjellje!

Këshillën ministri i Brendshëm Taulant Balla e kishte për çdo punonjës të policisë kufitare që është  dhe kontakti i parë i çdo vizitori me Shqipërinë.

Nga Vlora Balla kërkoi rezultate në luftën kundër paligjshmërisë dhe ofroi mbështetje për punonjësit e policisë.

“Duhet të garantojmë që çdo pushues të ndjehet i sigurt në çdo pjesë të Vlorës deri në Sarandë, duket garantuar që çdo shkelës kryesisht me mjete motorike ujore, të mos i afrohen për asnjë moment plazheve. Perimetri i sigurisë të garantohet.  Po ashtu dua t’ju garantoj se më shumë do të vazhdojmë të bëjmë sa i përket trajtimit të duhur financiar. Në korrik kemi një rritje të pagës, por ju garantoj se do të bëj më shumë sa i takon këtij trajtimi financiar për çdo punonjës policie.”

Drejtuesit lokal  garantuan ministrin se kanë marrë të gjithë masat për një sezon veror  të qetë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!