Dogana holandeze ka kapur një sasi rekord kokaine mbrëmjen e të martës.
Autoritetet holandeze kanë njoftuar se kanë sekuestruar 18 thasë në të cilat ishin paketuar 600 kg kokainë, brenda një kontejneri në portin e Roterdamit.
Droga ka ardhur nga Republika Domenikane dhe ishte fshehur brenda kontejnerit i cili transportonte këpucë sportive, në një anije për transportin e mallrave, e destinuar për një kompani në Zvicër.
Sipas policisë holandeze duket se kompania zvicerane nuk ka lidhje me trafikun e drogës ndërsa sasia e kokainës është asgjësuar tashmë.
Autoritetet holandeze ndërkohë vijojnë hetimet për të zbardhur të gjithë skemën e këtij trafiku.
N.D./abcnews.al