Të fshehtat e Abramovich: Dosjet hetimore tregojnë pasuritë e miliarderit rus të cilat nuk ishin publikuar më parë

schedule09:44 - 7 Janar, 2023

schedule 09:44 - 7 Janar, 2023

Roman Abramovich zotëron të paktën dhjetë jahte më shumë se sa mendohej më parë, të paktën kështu tregojnë dosjet e rrjedhura.

Miliarderi rus dhe ish-pronari i Chelsea ka 16 anije në pronësi. Disa, duke përfshirë “Eclipse” e cila kushton 1 miliard paund dhe “My Solaris” e cila kushton 430 milionë paund, janë ankoruar në Turqi.

Ai gjithashtu transferoi pronësinë e trusteve (trust është një marrëveshje ku pronari i pronës e transferon atë në pronësi të një personi tjetër) që mbanin milarda dollarë tek shtatë fëmijët e tij.

Kjo është bërë përpara se të vendoseshin sanksionet vitin e kaluar, gjithmonë sipas dosjeve. Sugjerohet se riorganizimi ishte për të shmangur sanksionet e ardhshme.

Hetimi nga “Guardian” gjithashtu zbuloi se Abramovich thuhet se ka investuar 230 milionë dollarë në një kompani pyjore, e cila ishte pjesërisht në pronësi të qeverisë ruse. Por ai shiti aksionet e tij për 110 milionë dollarë përpara të pushtimi të Ukrainës./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!