Të frikësuara nga Rusia? Boris Johnson udhëton nesër në Poloni dhe Estoni 

schedule15:27 - 28 Shkurt, 2022

schedule 15:27 - 28 Shkurt, 2022

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson do të udhëtojë në Poloni dhe Estoni, tha të hënën zyra e kryeministrit.

Një zëdhënës i kryeministrit u tha gazetarëve gjatë një konference se Johnson do të udhëtojë në të dy vendet të martën për të folur me homologët e tij polakë dhe estonezë. Ai gjithashtu do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg të martën, shtoi zëdhënësi.

KËTU lexoni gjithçka në lidhje me zhvillimet e sotme mbi luftën në Ukrainë

Kryeministri do të flasë gjithashtu me kryeministrin polak Mateusz Moraëiecki dhe krerët e G7 më vonë të hënën, sipas zëdhënësit.

Në ditën e pestë të luftës Rusia dhe Ukraina takohen në Bjellorusi, pranë kufirit ukrainas në rajonin Gomel. Bisedimet zgjatën më shumë se 3 orë por ende nuk ka detaje nëse ka marrëveshje.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!