“Të flasësh me gjuhën e lapsit”, karikaturisti Endri Beqo rrëfehet në ‘Pas Mesnatë’

schedule11:48 - 3 Tetor, 2024

schedule 11:48 - 3 Tetor, 2024

Karikaturën e sheh si një krijim nga vetja e tij, një prehje lapsi për t’I dhënë jetë figurave, apo mesazheve që ndikohen. Endri Beqo rrëfehet në ‘Pas Mesnatë’ ndërsa thotë se me karikaturat e tij, flet përmes gjuhës së lapsit.

“Është ironia e karikaturës, filozofia e saj. Karikatura do të thotë shumë, sepse është dicka që duhet të dish edhe të bësh karakterin e portretit edhe të përcaktosh në simbolika. Të flasësh me gjuhën e lapsit.” – tha ai, ndërsa gjatë bisedës, nisi të vizatojë moderatoren e këtij emisioni Leontina Nika, në verisionin karikaturë.

Pasionin thotë se e ka nisur që në bankat e shkollës, ndërsa është formuar më pas në Liceun Artistik.

“Karituara është moment, që unë kur kap dicka një moment për diciturë, nis ta bëj me figurë, në mënyrë që edhe ajo të lexohet. Shumë tematika kam prekur për 2024, kam 10 vite që merrem me këtë. E kam nisur nga Shqipëria, më pas kam krijuar rreth situatës 10 vjecare të botës” – tha ai.

Për Endri Beqon, nuk janë vetëm karikaturat, ‘arma’ e tij përmes të cilës arrijnë të përcojë mesazhe, janë edhe skulpturat, një prej të cilave e kishte në studio ‘ një botë e përkulur, që pret raketa’./abcnews.al