Të fejuar prej 11 vitesh, çifti martohet tre ditë para se nusja të ndërronte jetë nga kanceri

schedule14:34 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 14:34 - 9 Dhjetor, 2021

Një çift u martua tre ditë para se nusja të ndërronte jetë nga kanceri. Ben dhe Jen Cooper u fejuan në vitin 2010 por e shtynin dasmën për shkak të punës dhe humbjeve familjare. Çifti më në fund arriti të lidhë kurorë muajin e kaluar në Severn Hospice në Telford, Shropshire, vetëm disa ditë para se Jen të vdiste.

Nëna e pesë fëmijëve ishte diagnostikuar përsëri me kancer disa vite pasi kishte fituar betejën për herë të parë. Dasma ishte planifikuar për 27 Nëntor por e përshpejtuan për shkak se shëndeti i saj u përkeqësua. Ben tha: “Ishim vetëm ne, nëna e Jen dhe dy dëshmitarë.

Ben dhe Jen Cooper u fejuan në vitin 2010, por vazhduan të shtynin ditën e tyre të dasmës për shkak të punës, humbjeve familjare dhe të pasurit së bashku tre fëmijë.

Fëmijët ishin aq të emocionuar për dasmën, saqë isha i shqetësuar të kthehesha në shtëpi dhe t’u thosha se ne u martuam dhe se ata nuk kishin mundur të ishin atje, por ata ishin shumë të lumtur për ne.

Çifti më në fund arriti të lidhë kurorë muajin e kaluar në Severn Hospice në Telford, Shropshire, vetëm disa ditë para se Jen të vdiste.

Jen provoi fustanin e saj të nusërisë para se të lidhte martesën me partnerin e saj afatgjatë

/abcnews.al