“Të fala mamit”, Munishi u hakërrehet tifozëve në Facebook

schedule15:18 - 2 Nëntor, 2020

schedule 15:18 - 2 Nëntor, 2020

Futbolli kosovar vazhdon të luhet prej javësh dhe tashmë ka nisur edhe gara për titullin kampion. Ballkani i Ismet Munishit kryeson me 25 pikë, gjashtë më shumë se Drita, por këta të fundit kanë luajtur dy ndeshje më pak dhe rrezikojnë ta arrijnë skuadrën nga Suhareka. Në kampin e Ballkanit po shpresojnë për një hap fals të skuadrës gjilanase.

 

Dje ndaj Llapit kampionia në fuqi vuajti jo pak, ndërkohë që kishte shumë polemika për dy penallti të padhëna nga gjyqtarët. Munishi nuk ka hezituar, por gjatë ndeshjes ka reaguar në rrjetet sociale, konkretisht në “Facebook”, ku ka shkruar: “Zoti ju marroftë, nuk keni fytyrë! Kanë me iu dalë marrinat (turpet) nëse ka Zot”.

 

Natyrisht ky postim i trajnerit do të kishte edhe kundërshti, me komentuesit, që si gjithmonë nuk e ruajnë shumë etikën. Munishi, i njohur për temperamentin e tij ka reaguar ashpër dhe ka lëshuar edhe ofendime të tilla si “të fala mamit”. Në Kosovë medieve nuk u ka shpëtuar ky episod dhe fjalët e Munishit kanë bërë xhiron e portaleve dardane. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!