Të dy kriminelë, Seselj zbulon sekretin e Arkanit dy dekada pas vdekjes

schedule18:43 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 18:43 - 26 Dhjetor, 2020

Vojislav Seselj, i dënuar me vendim të Hagës si kriminel lufte, ka bërë disa vlerësime në lidhje me kriminelin tjetër, Zeljko Raznatovic Arkan, i njohur shkurt si “Arkani”.

Ky i fundit vdiq pa u dënuar për krimet e tij të tmerrshme në Bosnje dhe Kosovë gjatë luftrave të përgjakshme në këto vende, raporton abcnews.al.

Gjatë një intervistë në Happy TV, Seselj u shpreh se Arkani ka qenë agjent i shërbimeve sekrete serbe, i lidhur në mënyrë të drejtpërdrejt me UDBA-n. Kjo ndodhi para fillimit të luftrave në Ballkan dhe vijoi gjatë periudhës që regjimi i Millosheviçit e lau rajonin në gjak, ku Arkani dhe grupi i tij “Tigrat” patën një rol të rendësishëm.

Seselj rrëfen se Arkani ishte i lidhur me qeveritarë serbë dhe nëntokën sllave, ndërsa theksoi se fuqia e tij ra pas largimit nga skena të “kumbarit” Radovan Stojicic Badza. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!