Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ishte sot i ftuar në “Opinion” me Blendi Fevziun për të folur rreth medikamenteve që duhet të jepen për të sëmurët me koronavirus.
Por, përpara se të niste të fliste për listën e medikamenteve, Brataj i kërkoi Fevziut një nder të vogël.
Mesa duket, nipi i tij kishte ditëlindjen sot, dhe duke përfituar nga momenti, kreu i Urgjencës e uroi të voglin, me të cilin duket se ka një lidhje të veçantë.
“Unë do kërkoja një favor të vogël, personal. Duke qenë se jeta në këtë moment është kaq e zymtë. Unë kam ditëlindjen e nipit. A mund t’i bëj një urim? Nipi im Rajan Brataj, edhe 100! Bën 9 vjeç sot. E kam nga mbrapa kudo. Zio të do shume.”
Më tej, Skënder Brataj vijoi duke shpjeguar listën e ilaçeve për Covid-19. /abcnews.al/