Të drejtat e imazhit në FIFA 21, akuzon edhe Mino Raiola

schedule16:16 - 24 Nëntor, 2020

schedule 16:16 - 24 Nëntor, 2020

EA Sports së fundmi ka publikuar versionin e ri të videolojës FIFA. Në lojë padyshim që janë edhe emra si Zlatan Ibrahimovic dhe Gareth Bale, të cilët janë ndër më të mirët e futbollit evropian.

Por Zlatan dhe Bale nuk janë pjesë e FifPro dhe nuk kanë firmosur asnjë kontratë për përdorimin e imazhit të tyre në këtë lojë. Përtej kësaj, FIFA i ka përfshirë dhe tani do duhet të përballet me akuzat e tyre në rrjetet dhe sociale dhe gjykatë.

I pari që reagoi ishte Zlatan, i cili kërkoi një përgjigje për përdorimin e imazhit të tij pa miratimin e tij dhe suedezin pak më pas e mbështeti edhe Bale. Së fundmi në lidhje me këtë çështje reagon edhe agjenti i Zlatan, Mino Raiola.

“FIFA EA Sports prej 10 vitesh me shmangeni në lidhje me të drejtat e lojtarëve që ju pyesin. Ndoshta tani do përgjigjeni, apo vetëm në gjykatë”, shkruan Raiola në Twitter. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!