Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin ka replikuar me ish-kryeministrin Sali Berisha. Nga foltorja e Kuvendit, duke iu përgjigjur Berishës, i cili hodhi më herët akuza, Spiropali tha se ngjajnë si dy “pika uji” me birin politik.
“Po i bini derës tonë që të dëgjojë brava juaj. Dera jonë nuk trembet dhe siç duket as brava juaj nuk shembet. Doli pak më e fortë seç e kishit menduar.
Në 7 mars biri juaj politik do dalë të thotë se bandat e Saliut, Metës dhe Ramës vodhën këto zgjedhje po beteja sapo ka filluar, është besoj e kotë që ju ti paraprini. Lëre të bëjë fjalimin tij kur të vijë biri politik sepse ngjan si dy pika uji. Të paktën ndryshoni ju se ai nuk ndryshon, ai ka dëgjuar kasetën tuaj.
Meqë në zgjedhjet e pjesshme jeni ndër në shtëpi të ndryshme, ‘e moj kasolle ku na mblodhe’. Jeni mbledhur të gjithë nga sovranistët qesharakë te anti-komunistët e thekur, te komunistët, te luftëtarët kundër Rusisë jeni mbledhur në këtë kasolle dhe vini këtu dhe komunikoni problemet që keni me njëri tjetrin, jo të shqiptarët. Se shqiptarët ua kanë dhënë përgjigjen me votë.
Puna është që ato shifrat e krimit dhe ato ëndrrat me narko-qeveri nuk ua bazojnë kund as partnerët që keni probleme, as në një raport. Ky nuk është një vend i krimit, por një vend që patjetër ka problemet e veta por që ka vednosyr që drejtësinë ta ndryshojë radikalisht”, tha ajo.
Duke iu përgjigjur, ish-kryeministri Sali Berisha tha se Shqipërinë protektorat krimi e shndërroi klani Rama.
“Më duhet t’i them zonjës që recitimet për Skënder Bushin e rikthejnë më shpejt në doganë. E theksoj se Shqipërinë protektorat krimi e shndërroi klani Rama. Çdo që ndodh, të gjitha fijet e krimit në këtë vend kanë vetëm një krye dhe ky është Edi Rama. A mund të më thoni rastësi janë kalimi i kufirit disa herë i vëllaçko Olsit me makinën e klanit të Xibrakës të përshtatur për trafikun e drogës. A është rastësi emërimi i Nallbatit në Portin e Durrësit. A është rastësi këshilltari i ministrit i larguar për drogë. BE vendosi që nuk kishte alternativë para alternativës”, tha Berisha. g.v/abcnews.aL