Të dielën spanjollët votojnë

schedule13:50 - 27 Prill, 2019

schedule 13:50 - 27 Prill, 2019

Spanja i rikthehet qendrave të votimit. Analistët dhe sondazhet parashikojnë një parlament të ri, ku nuk do të ketë mazhorancë. Liderët politikë në kërkim të aleancave kanë bërë apelet e fundit në mbylljen e fushatës elektorale.

Një apel për votën që duhet. Ka përfunduar në këtë mënyrë fushata elektorale në Spanjë, ku të dielën votohet për parlamentin e ri të vendit. Një votë që sipas sondazheve do të sjellë një gjysmë fitore për këdo që renditet i pari, pasi nuk do të ketë një mazhorancë të qartë. Gjithashtu qeveria e re mund të jetë sërish jetëshkurtër, dhe pse janë socialistët e Pedro Sançez ata që shihen si fitues.

Mbrëmjen e së premtes të gjithë liderët përmbyllën fushatat e tyre elektorale. Iglesias, Kasado e Abaskal në Madrid; Sançez e Rivera në Valencia, ku do të mbahen dhe zgjedhjet rajonale. Kryeministri socialist në largim Pedro Sançez, paraljmëroi për rrezikun që ekstremi i djathtë mund të marrë më shumë vota se sa parashikojnë sondazhet, si ndodhi së fundmi dhe në Finlandë. Cdo votë vlen, theksoi Sabnçez i cili la hapur mundësinë e një koalicioni qeverisës me Podemos. Sondazhet e rendisin në krye por jo në gjendje për të krijuar një qeveri i vetëm, në këtë mënyrë çdo gjë do të varet nga numrat. Deri tani Sançez refuzonte të përjashtonte një aleancë me Siudadanos, lideri i të cilës Rivera u shpreh i gatshëm. Por Podemos kritikoi socialistët për paqartësi për atë që synon, duke detyruar kryeministrin që në një intervistë të shprehej qartë se nuk kishte refuzuar asnjëherë një aleancë me Podemos.

Paqëndrueshmëria politike në vend e ka origjinën që në dhjetor të 2015-ës, që shënoi fundin e qeverisjes dypartiake në Spanjë me daljen në skenë të Podemos e Siudadanos. Zgjedhjet e parakohshme u mbajtën në qershor të 2016-ës dhe konservatori Rajoi, i rrëzuar nga posti pas mocionit të votëbesimit në lidhje me një skandal korrupsioni që përfshiu partinë e tij, u pasua nga Sançez. Por ky I fundit u kundërshtua nga separatistët katalanas dhe u detyrua të shpallë sërish zgjehdje të parakohshme.

Risia në këto zgjedhje quhet VOX. Për herë të parë partia ultranacionaliste, anti emigrante, anti feministe, mund të hyjë në parlament.

Sipas sondazheve VOX mund të ketë 30 deputetë nga 350 që ka parlamentit spanjoll.

Një vit e gjysmë pas përpjekjes për pavarësi të Katalonjës në tetor të 2017-ës, kjo është kriza politike më e keqe në Spanjë në këto 40 vitet e fundit. Çështja katalanase mbetet në qendër të debateve. Socialisti Sancez theksoi se nuk do të lejohet më një referendum I dytë për pavarësinë e Katalonjës, por nga ana tjetër premtoi më shumë autonomi. Pikërisht për këtë arsye e djathta dhe ekstremi i djathtë e akuzojnë për tradhti. Si dhe për faktin se u përpoq të dialogojë me ata që mbështesin pavarësinë.

37 milionë spanjollë do të vendosin të dielën për herë të tretë në katër vjet, për parlamentin e ri. Ndërkohë që në sfondin e panoramës politike është kriza katalanase por dhe mundësia e një krize të re politike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!