“Të dhurosh flokët për tetorin rozë” është nisma më e fundit që po zhvillohet në Shqipëri.
Gra dhe vajza të ndryshme presin flokët dhe i dhurojnë për ato që vuajnë nga kanceri i gjirit.
Donjeta Zeqa nga ‘Europa donna’ dhe Anxhela Myftiu, një dhuruese flokësh kanë folur lidhur me këtë nismë, duke ndarë edhe eksperiencat e tyre personale.
“Është shumë i rëndësishëm ky aktivitet pë rmua sepse arsyeja pse unë merrem është mamaja ime. Unë I kam dhuruar flokët në fushatën e parë dhe po bën pothuajse 6 vite”, tha Donjeta.
“Të them të drejtën unë nuk kam pasur ndonjë të afërm të kem me këtë sëmundje. Dhe derisa pash një njoftim në Instagram, fola me Donjetën dhe i thash që dua ti dhurojë. Ajo më tha që prit datën e aktivitetit derisa ndodhi.
Pata emocion duke parë të tëra ato zonjat që dhuronin. Nuk e fsheha dot, qava. Më thënë të drejtën shumica më kanë thënë që dukesh akoma më bukur, nuk e di për veprimin apo më shkojnë vërtetë flokët e prera”, u shpreh Anxhela.
“Fkokët duhet të jenë natyrale. Në vitin e kaluar kanë dhuruar edhe flokët e lyer, po ne kërkojmë flokë natyral.
Janë të rëndësishme për ato zonjat se ana vizuale është shumë e rëndësisjme për këto gra. Ka nga ato që nuk duan ta tregojnë që vuajnë nga kjo sëmundje, ndërsa mamaja ime për shembull nuk i mbajti fare. Mbante shall dhe kapuç”, shtoi Donjeta më tej. l.k/abcnews.al