Të dhënat shkencore justifikojnë burrat që nuk rrinë dot pa tradhtuar

schedule14:38 - 14 Tetor, 2021

schedule 14:38 - 14 Tetor, 2021

Shkencëtarët besojnë se kanë zbuluar arsyen se pse burrat tradhtojnë.  Sipas një studimi të Journal of Sex Research, burrat me nivele më të larta të testosteronit kanë më shumë gjasa të kenë më shumë se një partner seksual në të njëjtën kohë.

Ajo çfarë është interesante, është se kundërta ndodh te gratë. Kur partneri i tyre ka nivele të larta të testosteronit ato priren të mos tradhtojnë. Studiuesit matën nivelet e testosteronit në mostrat e pështymës nga 4,000 të rritur dhe përdorën pyetësorë për të mësuar më shumë rreth marrëdhënieve të tyre seksuale. Autorët e studimit thanë se rezultatet duhet të ndihmojnë për ti kushtuar më shumë vëmendje rolit të androgjenëve te femrat.

Shenjat e niveleve të larta të testosteronit tek meshkujt përfshijnë:

-Nivelet e larta të testosteronit rrisin  prodhimin e yndyrës në trup.

-Presioni i gjakut mund të rritet ose të ulet nëse nivelet e testosteronit rriten papritur.

-Nivelet e larta të testosteronit mund të shkaktojnë rritje më të shpejtë të flokëve, për shembull në fytyrë, mjekër, gjoks ose shpinë.

-Një ndryshim i papritur i flokëve, qoftë rënia apo rritja e flokëve, mund të jetë një tregues i niveleve të larta të testosteronit.

-Gjithashtu nivelet e larta të testosteronit mund të shkaktojnë ndryshime të humorit, të cilat përfshijnë ankth, depresion ose nervozizëm.

-Nivelet e larta të testosteronit në fakt mund të zvogëlojnë testikujt. Kjo mund të ketë ndikim në sasinë e spermës, gjithashtu sa më i lartë niveli i testosteronit, aq më të mëdha janë gjasat për të zhvilluar apnea të gjumit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!