Të dhënat nga mediat sociale, rusët më pak të lumtur pas luftës së nisur nga lideri i tyre

schedule16:54 - 15 Mars, 2022

schedule 16:54 - 15 Mars, 2022

Rezultati i luftës në Ukrainë varet nga humori i njerëzve në Moskë po aq sa nga lufta që po bëhet pranë Kievit. Presidenti i Rusisë Vladimir Putin nuk pati nevojë për mbështetje popullore për të nisur pushtimin. Por nëse një numër i konsiderueshëm rusësh kthehen kundër tij, ai mund të detyrohet të ndryshojë drejtim.

Shumica e të dhënave në frontin rus nuk janë të besueshme, shkruan “The Economist”, përcjell abcnews.al. Kjo pasi qeveria e vendin e ka kufizuar lirinë e fjalës dhe ka arrestuar mijëra protestues.

Disa sondazhe tregojnë mbështetje për luftën. Në dy sondazhe të kryera muajin e kaluar të drejtuara nga kompani të lidhura me qeverinë, rreth 65% e të anketuarve mbështetën “operacionin special ushtarak”.

Sondazhet e mëvonshme të pavarura zbuluan se 55-59% të njerëzve mbështetën “aksionin” ose “operacionin” ushtarak. Rezultate të tilla duhen marrë me rezerva pasi Kremlini ka kriminalizuar deklaratat për luftën që i konsideron të rreme.

Megjithatë, ato zbulojnë ndarjet dhe tendencat politike me kalimin e kohës. Një sondazh zbuloi se vajzat e reja që jetojnë në një qytet të madh, janë të diplomuara dhe nuk shohin televizion, ato kultivojnë pikëpamje kundër luftës.

Në sondazhet e përdoruesve të internetit në Moskë të drejtuar nga lideri i opozitës Alexei Navalny, përqindja e njerëzve që fajësojnë Rusinë për situatën u rrit gjatë javës së parë të luftës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!