Të dhëna shokuese për ndotjen e ajrit

schedule12:01 - 25 Tetor, 2017

schedule 12:01 - 25 Tetor, 2017

Ndotja e ajrit shkakton 9 milion të vdekur brenda vitit në të gjithë botën. Të dhënat shokuese janë publikuar nga një projekt me emrin Lancet që ka zgjatur 2 vjet. Zona më e ndotur në botë është ajo në Jug.
Rreth 9 milionë të vdekur në vit. Është kjo shifra shokuese që lidhet me ndotjen e ajrit në raportin e publikuar nga revista Lancet. Pjesa më e rrezikshme që është ndotja atmosferike, smogu, i cili shkakton 6.5 milionë të vdekur në vit. Pjesa më e madhe e vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare dhe në rrugët e frymëmarrjes
Më pas është ndotja e ujit që shkakton 1.8 milion vdekje në vit dhe lidhet me ambientin e punës me 0.8 milion vdekje në vit.
Bilanci tragjik i publikuar në revistën “Lancet” është pjesë e rezultateve të komisionit të Ndotjes dhe Shëndetësisë, një projekt vjetor që ka përfshirë 40 ekspertë nga vende të ndryshme të botës. Duke përdorur të dhënat e “Global Burden of Disease”, u zbulua se pjesa më e madhe e vdekjes regjistrohen në jug të botës si në Indi me 2.5 milionë vdekje në vit dhe në Kinë – 1.8 milionë të vdekur çdo vit.
Mënyrat e ndotjes lidhen me zhvillimin industrial ku ndotja kimike dhe e terrenit shkaktojnë më shumë viktima se në të kaluarën nga 4.3 milionë në 1990-ën në 5.5 milionë në 2015-ën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!