Të dëmshme për shëndetin, grimca plastike zbulohen për herë të parë në organet njerëzore

schedule17:28 - 18 Gusht, 2020

schedule 17:28 - 18 Gusht, 2020

Grimca të vogla plastike janë zbuluar për herë të parë në organet e njerëzve. Kjo ka bërë që të rriten shqetësimet se kjo mund të ndikojë në rritjen e rrezikut të infertilitetit dhe kancerit.

Ekspertët nga Universiteti Shtetëror i Arizonës kanë treguar se si ndotja mikroplastike mund të jetë e pranishme në indet tona, raporton MailOnline.

Mikroplastikat zakonisht janë më pak se 5 mm, por të ashtuquajturat grimca nanoplastike mund të jenë aq të vogla sa një e pesëdhjeta e gjerësisë së një floku njerëzor.

Dihej tashmë që këto grimca mund të gëlltiten nga njerëzit dhe kafshët, zakonisht përmes ujit të pijshëm ose të ngrënit, dhe të kalojnë në traktin gastrointestinal.

Por zbulimet e fundit janë të parat që tregojnë se ato gjithashtu mund të grumbullohen brenda organeve njerëzore, përfshirë veshkat, mëlçinë dhe mushkëritë.

Megjithëse ndikimet shëndetësore të këtyre grimcave te njerëzit nuk janë të njohura, ekspertët sugjerojnë se ndotja mikroplastike mund të lidhet me inflamacionin, infertilitetin dhe kancerin tek kafshët.

Ekipi zbuloi po ashtu se ndotja plastike ishte e pranishme në çdo kampion indesh që ata analizuan, duke përfshirë Bisphenol A (BPA), një material që ende përdoret për të bërë shumë lloje të enëve ushqimore, pavarësisht shqetësimeve për sigurinë e tij. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!