“Të del miu, s’di nga të vesh”, deputeti i PD “shkrin” së qeshuri demokratët dhe socialistët

schedule08:59 - 17 Shtator, 2021

schedule 08:59 - 17 Shtator, 2021

Seanca e maratonë në Kuvend përveç debateve të forta nuk ka kaluar edhe pa të qeshura. Shkak është bërë fjalimi i deputetit demokrat, Saimir Korreshi.

Deputeti kritikoi qeverinë, duke dhënë shembuj konkretë nga terreni, për të cilin tha se ata nuk e njohin, pasi nuk e shkelin bazën.

“Shkoni te spitali i Lushnjes, ke frikë të mjekohesh të del miu nga këmbët dhe mos dish nga të vesh. Në çfarë botë jetoni ju? A e dini sa ka paguar një njeri për të kuruar, për të ndjekur me infermier në shtëpi. të gjithë kanë ndjekur regjimin shtëpiash se e u përhap po shkove në Tiranë, kthehesh me arkivol” .

Kjo ka ndodhur. Kostoja për një të sëmurë ka qenë 3 milion lekë. Ju thoni do bëjmë shkolla të reja, por nuk kemi nxënës, por fëmijët kanë ikur.

Ju ndërtoni nëpër ëndrra. Se këtu po bëhet nami, ne jemi eksportuesit e parë në botë? Çfarë eksportuesish jemi ne. Ju keni ndenjur gjithë jetën në Tiranë dhe nuk e keni idenë çfarë bëhet në terren. Thoni kemi bërë peshkim dhe do jetë tarifa zero, nafta pa akcizë. Por keni shembullin e Karavastasë.

Para tetë vitesh sesa paguhej në tatime fitimi që jepte kjo kënetë. Kurse sot del me humbje. Tani ka dy gjëra o ju rruani lekët, ose peshku ka frikë nga ju dhe ia ka fut vrapit . ju thoni policia, me kë polici do ndiqni krimin ju? Me atë policin që mori lekët dhe iku me vrap,” u shpreh deputeti ndër të tjera.

Ndërkohë, fjalimi i tij shkaktoi shumë të qeshura te deputetë demokratë, përfshirë kryetarin Lulzim Basha. Të qeshurës nuk i ka shpëtuar as Damian Gjiknuri, të cilin e fikson kamera për një moment.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!