Gjatë fundjavës policia Rrugore ka bërë të mundur arrestimin e nëntë shoferëve të pabindur.
Pavarësisht apeleve të vazhdueshme që policia rrugore ka bërë për drejtuesit e mjeteve që të mos përdorin alkool kur janë në timon ky fenomen nuk është zhdukur.
Nga kontrollet e kryera nga disa akse rrugore në kryeqytet policia ka bërë të mundur ndalimin e shoferëve që kishin konsumuar alkool.
Ndërkohë kontrollet kanë vijuar edhe gjatë javës ku deri më tani numri i shoferëve të arrestuar ka shkuar në 20 persona të cilët drejtonin mjetin në gjendje të dehur./abcnews.al