Amarildo i “Kosheres” është takuar mbrëmjen e sotme me Jasminën e “Përputhen”. Ai ka shprehur hapur pëlqimin ndaj saj, por që të lidheshin kishte disa kushte.
“Di të bësh byrek me qepë me domate? Po yshmer di të bësh? Se kam kushte unë”, u shpreh Amarildo.
Më tej, ai tha mamaja e tij nuk donte që ai të dilte me Jasminën dhe kjo e fundit nuk e ka pritur fare mirë. Kjo ka bërë që takimi mes tyre të përfundojë pa impakte pozitive.
Amarildo: Ajo nuk donte të dilja me ty se tha pse mbaruan çupat, të dalësh me një që gjen burrë në televizor.
Jasmina: Ç’grua shtrigë!! Mjerë ajo që do ju futet në shtëpi juve.
Amarildo: Ça the ti me? Me mamin tim ‘gëk’ se e kam pikë të dobët unë./abcnews.al