Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të çmendur për Botërorin/ Më shumë se 150 milion kërkesa për biletat e turneut

schedule14:59 - 30 Dhjetor, 2025

schedule 14:59 - 30 Dhjetor, 2025

“Botërori 2026” do të jetë turneu më i madh dhe më i pasuri në historinë e futbollit, përfshirë këtu të ardhurat për FIFA dhe shpërblimet që ajo do të shpërndajë për skuadrat finaliste.

Jo vetëm kaq, finalet e Kupës së Botës do të jenë të kripura edhe për xhepat e tifozëve që duan të ndjekin sfidat në stadium.

Por kritikat dhe polemikat nga grupimet e tifozerive, pasi disa federata publikuan çmimet e biletave për ndeshjet e kombëtareve të tyre, duket se nuk kanë patur asnjë efekt.

Presidenti i FIFA, Gianni Infantino mbrojti politikën financiare për biletat, duke përmendur kërkesën e madhe për to dhe të ardhurat e gjeneruara për këtë sport në të gjithë botën.

Sipas tij, në shitje janë më shumë se 6 milion bileta, por kërkesa ka tejkaluar çdo pritshmëri. Vetëm në 15 ditët e para, pasi FIFA hapi portalin e biletave, kishte më shumë se 150 milion kërkesa.

Tifozët nga SHBA kanë numrin më të lartë të kërkesave, ndërsa më pas vijnë ata  nga Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.

“Ajo që është thelbësore është që të ardhurat që gjenerohen nga kjo t’i kthehen lojës në të gjithë botën. Pa FIFA-n nuk do të kishte futboll në 150 vende të botës. Ka futboll sepse, dhe falë këtyre të ardhurave që gjenerojmë me dhe nga Kupa e Botës, të cilat i riinvestojmë në të gjithë botën”, është shprehur Infantino.

Finalet e “Botërorit 2026” do të luhen në SHBA, Meksikë dhe Kanada duke nisur nga data 11 qershor, ndërsa finalja e madhe është në program më 19 korrik.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!