Të braktisur nga qeveritë, palestinezët u mbështetën në mirësinë e të huajve

schedule10:04 - 25 Maj, 2021

schedule 10:04 - 25 Maj, 2021

Nga Nesrine Malik, The Guardian

Deri në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes në  Camp David në 1978 (një marrëveshjeve politike e nënshkruar nga Presidenti egjiptian Anwar Sadat dhe Kryeministri izraelit Menachem pas dymbëdhjetë ditësh negociata të fshehta në Camp David), Egjipti kishte qenë aleati kryesor i Palestinës dhe fuqia më e fortë ushtarake në rajon pas Izraelit.

Nëpërmjet Traktatit të Paqes, Egjipti mori Gadishullin e Sinait në këmbim të njohjes së Izraelit. Me këtë veprim, Egjipti mbylli të gjitha mundësitë për çdo lloj ndihme ushtarake arabe për palestinezët.

Palestina kishte qenë një pjesë integrale e identitetit arab për shumë kohë por pas marrëveshjes së Camp David, kauza ndryshoi: nga një thirrje për solidaritet tashmë të përçarë me njeri-tjetrin. Rënia e Bashkimit Sovjetik dhe revolucioni iranian i motivoi qeveritë Arabe dhe të Gjirit të kërkojnë  mbështetje nga SHBA-ja, raporton abcnews.al

Kauza  u bë diçka që qeveritë nuk e kishin më të nevojshme ta vazhdonin.  Në kohën kur Donald Trump njoftoi se do të zhvendoste ambasadën Amerikane nga Tel Aviv në Jeruzalem , Al Jazeera vuri në dukje heshtjen nga qeveritë Arabe dhe pyeti : “Pse arabët nuk e harrojnë çështjen palestineze, tani që ata vetë kanë kauza të tilla?”

Duke kërkuar edhe mbështetjen e tyre morale ndaj palestinezëve, regjimet e dobëta despotike në të gjithë rajonin ndikuan që kauza mos të merrte rëndësisë  e duhur. Të njëjtin dyshim ka edhe Perëndimi për Palestinën.

Ekziston një pyetje në lidhje me solidaritetin e vendeve me Palestinën – pse të përqendroheni në këtë krizë kur ka kaq shumë të tjera në botë që kërkojnë të njëjtën angazhim, në mos më shumë?  Po Ujgurët në Kinë apo Rohingya në Mianmar?

Përgjigja për këtë pyetje është se politikanët perëndimorë nuk mund të ndryshojnë shumë gjëra në Mianmar ose Kinë, por ata sigurisht po bëjnë aq sa duhet për të pranuar se ka abuzime të të drejtave të njeriut.

Deputetët britanikë  e cilësuan gjenocid trajtimin ndaj ujgurëve në  Kinë. Mianmar  ka marrë sanksione ekonomike nga shumë vende. Edhe aleati tjetër i koduar i perëndimit në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite, është e censuruar, me Joe Biden që ka pezulluar shitjet e armëve në Arabinë Saudite në fillim të këtij viti.

Ndërkohë, këshilli i sigurisë së OKB-së ka dënuar veprimet e Izraelit në Gaza dhe ka kërkuar vazhdimisht një armëpushim. Por realiteti është që palestinezët janë të veçantë. Ata, ndryshe nga shumica e popujve të tjerë të shtypur, u është mohuar gjuha e legjitimitetit.

Faktet e okupimit të tyre, rezistenca e tyre dhe aparteidit të cilëve u nënshtrohen janë anuluar ose janë të paqarta. Çështja Palestineze është bërë e dyshimtë përmes ndryshimit të roleve në rrëfimin e konfliktit. Viktimat u bënë agresorë dhe palestinezët u braktisën në fatin e tyre.

Palestinezët u akuzuan si përgjegjës për krimet e terroristëve individualë dhe u ndëshkuan për sulmet e Hamasit. Nuk kishte asnjë veprim mbrojtës që ata mund të merrnin në mënyrë legjitime, qoftë në përgjigje të dëbimit nga shtëpitë e tyre apo sulmeve ndaj civilëve.

Një linjë e mbështetur nga disa politikanë, i vuri pikat mbi I – Izraeli kishte të drejtë të mbronte veten. Cili person nuk e mbështet të drejtën e Izraelit, ose në të vërtetë, të ndonjë vendi, për të mbrojtur veten?

Ndoshta dikush që mbështet terroristët, ndoshta dikush që është antisemitik, ndoshta dikush që është një maniak që nuk ka njohuri të së drejtës ndërkombëtare ose historisë së rajonit. Por diçka po ndryshon. Sulmi i fundit ndaj Gazës duket se ka ndryshuar ekuilibrin. Gjeopolitika mund të jetë e njëjtë, por aftësia e qeverive për të dhënë një shpjegimin të asaj që  ndodhi në Izrael dhe Palestinë po dobësohet.

Hagai El-Ad , drejtori ekzekutiv i grupit të të drejtave të njeriut B’Tselem, u foli drejtpërdrejt atyre që tani mund të vinin në dyshim fjalët e zyrtarëve. “Besoni atë që shihni. Besoni ndërgjegjen tuaj. Arsyeja që situata duket si aparteid është thjesht sepse është aparteid ”.

Gjithnjë e më shumë njerëz u besojnë fakteve që shohin. Individët që mbështesin palestinezët po rriten çdo ditë e më shumë.  Mediat sociale dhe protestat verën e kaluar po mbështesin çështjen e palestinezëve.

Personat që mbështesin vendin kanë filluar të gjejnë njëri-tjetrin, të ndajnë informacione dhe pamje, për kauzën e re. Ata nuk janë simpatizantë terroristë, antisemite ose radikalë, megjithëse çdo mobilizim masiv do të tërheqë në mënyrë të pashmangshme edhe banditë.

Ata nuk duhet të njollosin një lëvizje në rritje që mbështet kauzën. Madje ata që shohin  padrejtësi çdo ditë, dhe nuk shohin asnjë premtim nga udhëheqësit e tyre se do të bëhet diçka në lidhje me të duhet të bëjnë diçka për kauzën.

Njerëzit kanë treguar mbështetje për Palestinën sepse qeveritë në të gjithë botën arabe dhe perëndimore nuk u kanë lënë atyre zgjidhje tjetër./abcnews.al