Mbrëmjen e nesërme luhet ndeshja tjetër gjysmëfinale mes Anglisë dhe Danimarkës në stadiumin “Wembley”. Para kësaj sfide në konferencë për mediet foli trajneri i “Tre Luanëve”, Gareth Southgate, që thekson se kundërshtari ka më shumë histori në këtë kompeticion.
“Danimarka e ka fituar një herë Kampionatin Europian, kështu që ata kanë një rekord më të mirë se ne dhe mendoj se njerëzit në Angli e kanë harruar këtë. Ne kurrë në historinë tonë nuk kemi arritur në finale, kështu që është një mundësi e madhe për lojtarët tanë të hyjnë në histori.
Rasti i Eriksen padyshim ishte një goditje e madhe për ta. Përveç ngjarjes së rëndë që ndodhi. ata kanë humbur një lojtar shumë të rëndësishëm.
Gjithsesi ata iu përgjigjën mahnitshëm kësaj ngjarje dhe mendoj se ka një valë pozitive emocionale dhe një lidhje më të fortë me tifozët pas asaj që ndodhi. Kjo përvojë e përbashkët i ka forcuar shumë ata”, u shpreh Southgate. /abcnews.al