Të arrestuarit e Krujës para gjykatës, avokati i gjyqtares: Ka fëmijë të mitur të lihet në arrest shtëpie

schedule11:34 - 13 Shkurt, 2021

schedule 11:34 - 13 Shkurt, 2021

Këtë të shtunë kanë dalë para trupës gjykuese gjyqtarja Enkelejda Hoxha së bashku me 9 të arrestuarit e tjerë dy ditë më parë në Krujë nga operacioni i SPAK.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se seanca po zhvillohet në GJKKO për t’u njohur me masën e sigurisë të arrestuarit, mes tyre edhe avokati Aldo Tabaku, kryesekretarja e gjykatës Emanuela Mallkuçi.

Avokati i gjyqtares Enkelejda Hoxha, Ardian Visha ka kërkuar masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, pasi sipas tij Hoxha ka babanë dhe një fëmijë të mitur.

LEXO EDHE: SPAK i vuri prangat, lirimet e bujshme që firmosi gjyqtarja Enkelejda Hoxha

“Enkelejda ka fëmijë të mitur, babanë e sëmurë, kërkojmë masë më të butë sigurie”, ka thënë avokati.

Operacioni i zhvilluar me urdhër të SPAK ku u arrestuan 10 persona u zhvillua pas informacioneve se gjyqtarja, avokati dhe bashkëpuntorët e tjerë po përgatisnin dosjen për lirimin e një të dënuari me vrasje.

Të arrestuarit në këtë operacion janë; Gjyqtarja Enkelejda Hoxha, avokati Aldo Tabaku, sekretarja Manuela Mallakuçi, eksperti psikiatriko – ligjor Shkëlqim Korbi, i dënuar Sajmir Petani, vëllai i të dënuarit Bledar Petani, Altin Skëndaj, Gazmir Nezaj,  Gentjan Nezaj dhe Isuf Tanuzi.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!