Të armatosurit kontroll klientëve në lokal, policia shoqëron 3 persona në Lezhë

schedule11:54 - 20 Nëntor, 2021

schedule 11:54 - 20 Nëntor, 2021

Policia e Lezhës ka shoqëruar në komisariat 3 persona për videon e publikuar në media ku tre civilë dhe të armatosur kontrollojnë klientët e një lokali.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zejmen. Sakaq, siç raporton gazetari Gjergji Figuri, tre të shoqëruarit do të procedohen penalisht për “mos kallëzim krimi” pasi nuk ka raportuar për ngjarjen.

Lexo edhe: Tre persona me kallashë në duar u prishin “festën” të rinjve në Lezhë, në lokal nuk “pipëtin as miza”

Nga ana tjetër, policia ende nuk ka identifikuar tre personat që janë shfaqur të armatosur rëndë në video, të cilët kontrollonin klientët. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!