Forca të shumta RENEA dhe FNSH kanë zbarkuar në Lungomare të Vlorë, ku kanë arrestuar Edison Begajn dhe një tjetër, si dhe kanë shoqëruar së paku 10 persona. Ashtu siç mëson gazetari i ABC Elton Nika, personat e arrestuar kanë qenë të armatosur, ndërsa e shkuara e tyre lidhej me botën e krimit.
Së fundmi janë publikuar edhe pamjet nga aksioni i RENEA dhe FNSH, ku shihen ekspertët e kriminalistikës teksa fotografojnë një çantë të zezë mbi një tavolinë. Kujtojmë se një nga të arrestuarit e RENEA-s është edhe Edison Begaj. Ky fundit, është një emër i panjohur për policinë. Atij iu bë atentat rreth dy javë më parë ku arriti të mbijetonte. Begaj, është arrestuar edhe më herët nga policia, ku akuzohej për trafikim të drogës dhe armëve, ndërsa njihej dhe si subjekt i OFL. e.l/abcnews.al/