Të akuzuar për vepra të ndryshme penale, tre të arrestuar në Krujë

schedule09:05 - 12 Shkurt, 2021

schedule 09:05 - 12 Shkurt, 2021

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Krujës, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë një 57 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për dhunë fizike në familje.

Ndër të tjera në pranga ka rënë dhe një tjetër shtetas i cili u kap me armë zjarri tip pistoletë dhe armë gjahu në banesë.

Njoftimi i plotë:

Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale, 1 prej tyre i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin N. B., banues në Derven, Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe një armë gjahu.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë u arrestua në flagrancë shtetasi D. Z., 24 vjeç, banues në Krujë, pasi ka tentuar të vjedhë materiale të ndryshme dhe disa vegla pune në banesën e shtetasit B. B.

Gjithashtu u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim B. K., 57 vjeç, banues në fshatin Borizanë, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Dhuna në familje“./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!