Policia e Krujës ka vënë në pranga dy persona një i shpallur në kërkim për vjedhje dhe një tjetër pasi u konstatua se në subjektin e tij duke organizuar muzikë live në mënyrë të përsëritur, pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ.
Sipas uniformave blu është bërë i mundur arrestimi i K. (B). L., 45 vjeç i cili ma parë ka qenë i dënuar edhe për vrasje me dashje të mbetur në tentativë.
Gjithashtu në pranga është vënë edhe shtetasi E. S., 23 vjeç, banues në Fushë Mamurras, i cili akuzohet për 8 vjedhje të ndodhura më parë.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet në flagrancë një 45-vjeçar, pasi u konstatua në subjektin e tij duke organizuar muzik live në mënyrë të përsëritur, pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ.
Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim, si autor i dyshuar i 8 vjedhjeve të ndodhura në Krujë.
Strukturat e Policisë Krujë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrrollet në terren për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Gjatë kontrolleve kanë konstatuar në Fushë Krujë, subjektin në pronësi të shtetasit K.(B).L., i cili kishte organizuar muzikë live në mënyrë të përsëritur, pas orarit të caktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë u arrestua në flagrancë për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjëndjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjëndjes së epidemisë “, shtetasi K. (B). L., 45 vjeç, banues në Milot, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë.
Ky shtetas, në periudha të ndryshme kohore është proceduar dhe 2 herë të tjera, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke organizuar muzik live, pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe zbardhjen e vjedhje të ndodhura më parë, ndaluan shtetasin E. S., 23 vjeç, banues në Fushë Mamurras.
Ky shtetas është autori i dyshuar i 8-të, vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht:
Më datë 26.08.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit O. Xh., rreth 30.000 lekë.
Më datë 26.08.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetases R. M., rreth 30.000 lekë, 2 aparat celular dhe bizhuteri floriri.
Më datë 15.12.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit A. L., një laptop.
Më datë 27.11.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit L. P., rreth 30.000 lekë dhe një televizor.
Më datë 19.10.2020, dyshohet se ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit Sh. Z., por pasi është pikasur nga pronari i shtëpisë është larguar.
Më datë 10.10.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit T. Gj., rreth 70.000 lekë.
Më datë 13.07.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetases A. D., disa sende shtëpiake.
Më datë 13.08.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit A. C., rreth 3 milion lekë dhe bizhuteri floriri.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al