Policia e Tiranës ka vënë në pranga tetë persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Sipas uniformave blu në pranga kanë rënë disa person të akuzuar për shitje të lëndëve narkotike dhe dy persona të cilët për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me sende të forta me njëri tjetrin.
Njoftimi i plotë:
Bien në prangat e Policisë 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. L., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.
Po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë ekzekutimi i vendimit për shtetasin në kërkim L.(A). J., 34 vjeç, i cili u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 37 vjeç, pasi u konstatua jashtë banesës së tij, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve B. Gj., 53 vjeç dhe A. Gj., 46 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive pronësie. Gjithashtu, shtetasi B. Gj. ka dëmtuar me sende të forta mjetin e A. Gj.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
- Ç., 48 vjeç, A. L., 22 vjeç dhe I. M., 48 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al