Të akuzuar për përndjekje dhe shitje të lëndëve narkotike, tre të arrestuar në Tiranë

schedule10:04 - 24 Nëntor, 2020

schedule 10:04 - 24 Nëntor, 2020

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Sipas uniformave blu mësohet se dy shtetasit A.B. 45 vjeç dhe V.N. 41 vjeç kanë rënë në pranga pasi janë akuzuar për përndjekje.

Gjithashtu i arrestuar është edhe një 28 vjeçar i cili është kapur me lëndë narkotike me vete.

Njoftimi i plotë:

Kapet dhe ndalohet nga shërbimet e Komisariatit Nr. 2, një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit për shtetasin A. B., 45 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Përndjekja”.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast duke vënë në pranga shtetasin A. H., 28 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike kokainë dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. N., 41 vjeç, pasi duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi” është larguar nga vendi i qëndrimit dhe ka përndjekur një 28-vjeçare, duke i krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!