ABC News në Bathore, të afërmit e vajzës së mbytur: Ishte në motor uji me dy shoqe

schedule15:07 - 20 Gusht, 2020

schedule 15:07 - 20 Gusht, 2020

Jashtë kamerave në një prononcim për ABC News në Bathore, të afërmit e vajzës 17-vjeçare të mbytur në Velipojë kanë dhënë një tjetër variant të ngjarjes.

Sipas tyre vajza ka qenë bashkë me dy shoqe në motor pasi kanë dashur të bëjnë xhiro.

Të afërmit thonë se vajzat kanë treguar se nuk e kanë kuptuar si si ka rënë në det 17-vjeçarja Enisa Doda.

Ndërkohë lidhur me 25-vjeçarin Indrit Bajraktari ata shprehen se ai ka qenë drejtues i motorit të ujit dhe nuk ka lidhje me vajzën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!