Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Të admiroj Cris, sa keq që s’të përqafoj dot”, Pele uron “mbretin” portugez

schedule22:25 - 14 Mars, 2021

schedule 22:25 - 14 Mars, 2021

Cristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë i historisë së futbollit. Trigolëshi i sotëm ndaj Cagliarit e ka ngjitur yllin e Juventusit në shifrën e 770 golave në ndeshjet zyrtare, duke parakaluar legjendën Pele (767 gola).

Braziliani i famshëm nuk ka vonuar të urojë 36-vjeçarin portugez me anë të një postimi në rrjetet sociale. “Cristiano, jeta është një fluturim i vetëm, çdokush bën rrugëtimin e tij. Të admiroj shumë, më pëlqen të të shoh duke luajtur, nuk është sekret një gjë e tillë.

Urime që mposhte rekordin tim të golave në ndeshje zyrtare. Keqardhja ime e vetme është që nuk jam në gjendje t’iu përqafoj sonte. Po postoj këtë foto për ty, me shumë dashuri, si simbol i një miqësie që ekziston prej vitesh“, shkruan Pele.



Ndërkohë nuk mungon përgjigja e CR7. “Fjalët e para shkojnë për Pele: nuk ka futbollist që nuk është rritur me historitë e golave, arritjeve dhe fitoreve të Pele, unë nuk bëj përjashtim. Ky është shkaku pse jam i mbushur me gëzim dhe krenari. S’e kisha ëndërruar kurrë që do e thyeja këtë rekord“. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!