Në “El Clasico” e së shtunës, Tchouameni pësoi një dëmtim dhe mund të mungojë për një periudhë kohore.
Megjithatë, shuëm nëpër rrjetet sociale kanë akuzuar dhe ofenduar Gavin, lojtarin e Barcelonës pasi në një ndërhyrje gjatë pjesës së dytë, rrëzoi në tokë lojtarin francez.
Në mbrojtje të kolegut të tij rival, Tchouameni ka reaguar në rrjetet sociale.
“Mjaft akuzuat Gavin, nuk ishte ai. Nuk ishte faji i Gavit. Dëmtimi im erdhi në fundin e pjesës së parë dhe jo në të dytën”, ka reaguar ai./h.ll/abcnews.al