Tchouameni i “nevrikosur” me teknikun italian: Nuk më pëlqen kur Ancelotti më lë në mbrojtje

schedule17:36 - 15 Shkurt, 2024

schedule 17:36 - 15 Shkurt, 2024

Plot 5 ndeshje ka zhvilluar si qendërmbrojtës, “shkatërruesi” francez i mesfushës, së Real Madrid, Aurelien Tchouameni, nga ku 4 sfida kanë qenë të vlefshme për kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga dhe e fundit ka qenë e vlefshme për fazën e 1/8-ve, të UEFA Champions League, ndaj “Demave” të RB Leipzig, e në të 5-ta këto ndeshje nuk ka pësuar qoftë edhe një gol.

Të tilla performanca kanë gëzuar shumë edhe teknikun, Carlo Ancelotti, i cili tejet i lumtur nga “shtatlarti” francez u shpreh se meriton komplimente për përkushtimin që tregon.

“I thashë që ishte një urgjencë dhe e bën me kënaqësi për urgjencë. Por duke e njohur si temperament të shohim se çfarë do të më thotë kur të jemi të kompletuar në mbrojtje. Meriton komplimente për përkushtimin që tregon”,- u shpreh startegu italian i pankinës, së rekordmenëve të futbollit spanjoll e atij evropian.

Megjithatë, vetëm Tchouameni, nuk është i të njëjtit mendim, me “shkatërruesin” e mesfushës, i cili u shpreh se argëtohet mjaftueshëm në rolin e tij fillestar, për të kaluar në qendërmbrojte, teksa shtoi se “Don Carlo” është i vetëdijshëm, për pozicionin e preferuar të francezit, në fushën e blertë dhe se në mbrojtje nuk luan i gëzuar.

“Unë erdha këtu për të luajtur në mesfushë. Argëtohem në rolin tim. Sigurisht që duhet të përshtatem aty ku skuadra ka nevojë, por roli si qendërmbrojtës s’më pëlqen aspak dhe nuk dua që ta bëj. Sigurisht që në fund ka rëndësi vetëm suksesi i skuadrës, por Ancelotti e di mirë se ku dua unë të luaj dhe në mbrojtje s’e bëj me qejf”,- u shpreh 24-vjeçari francez. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!