TAVI në spitalin Hygeia, zëvendësimi i aortës tek një paciente 87-vjeçare

schedule09:08 - 21 Nëntor, 2021

schedule 09:08 - 21 Nëntor, 2021

Në spitalin Hygeia është aplikuar metoda invazive TAVI për zëvendësimin e aortës tek një paciente 87 vjeçare. Edhe pse në gjendje të rënduar shëndetësore operacioni është kryer me sukses. Shefi i departamentit të kirurgjisë i spitalit Hygeia tregon benefitet e kësaj procedure.

Zëvendësimi i aortës me anë të kirurgjisë është një ndërhyrje delikate sidomos kur gjendja shëndetësore e pacientit është e rënduar. Por tashmë falë procedurës mini invazive Tavi, risku tek pacientët është shumë i ulët. Në spitalin Hygeia kjo ndërhyrje realizohet nga specialistët më të mirë.

Shefi i departamentit të kirurgjisë në këtë spital Maksim Llambro tregon rastin e suksesshëm të një pacienteje 87 vjeçare që i është nënshtruar kësaj procedure. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!