“Taulanti është i madhërishëm”, Meta: I propozova dy data, KQZ ka vendimin

schedule13:24 - 19 Janar, 2022

schedule 13:24 - 19 Janar, 2022

Kreu i shtetit në kuadër të konsultimeve për zgjedhjet e pjesshme vendore këtë të mërkurë ka takuar kreun e Grupit Parlamentar Taulant Balla për të përcaktuar datën e zgjedhjeve.

Meta është shprehur se ai ka propozuar dy data kryesore 27 shkurtin dhe 56 marsin, dhe përgjigja përfundimtare i takon KQZ-ja.

Ndër të tjera ai ka theksuar se në lidhje me këto zgjedhje nuk ka kërkuar takim me përfaqësues partish, por vetëm e ka diskutuar me përfaqësuesin e shumicës, për të mos pasur kundërshtim nga ana e tij.

Ndërsa sa i përket caktimit të datës ai ka theksuar se është KQZ që merret me detajet pasi dhe ajo i organizon zgjedhjet në këto 6 bashki, dhe ai vetëm përcakto datën.

LEXO EDHE: Në presidencë shkoi vetëm Balla, Meta: S’ka pasur ftesë zyrtare për asnjë parti, ishte konsultë dilemash

Një tjetër shqetësim i imi është se mos kush e di shumica nuk hyn në zgjedhje dhe nëse do ja vlente një proces i tillë dhe Balla më dha garanci për pjesëmarrje dhe mirëkuptim për datën. Me pak fjalë nuk ka pasur konsultim me partitë pir me përfaqësuesit e shumicës në kuvend për të pasur polemika. Po të kishte konsultime me partitë do të ftoja kryetarit të partisë ose sipas protokollit sekretarit të përgjithshëm të partisë.

Kam pasur  vetëm një shqetësim mos i bojkotonte shumica zgjedhjet, ndërsa opozita nuk mund të shqetësohet dhe të pretendojë për një ditë më shumë. Zoti Taulant është i madhërishëm është përfaqësues i shumicës dhe i përcakton vendin dhe pakicës.

Kemi dy data 27 shkurti dhe 6 marsi. Unë nuk kërkoj datë jap një datë dhe për mua më e rëndësishme në këtë rast është KQZ, pasi ajo do të merret me organizimin e zgjedhjeve pasi është e rëndësishme pasi bëhen zgjedhje në Theth dhe në Lushnje”, ka thënë Meta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!