Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas ngritjes së dronit me dedikimin “Elbasani ty të do” mbi stadium teksa po zhvillohej ndeshja mes Shqipërisë dhe Hungarisë për eliminatoret e Botërorit të Katarit. “Kombëtarja kuq e zi fiton gjithmonë në Elbasan” shkruan Balla në një postim në Facebook.
Mesazhi me banderolën që valëvitej në dron ishte një mbështetje për Ballën, të cilin Edi Rama e largoi si drejtues nga qarku i Elbasanit duke e dërguar në Fier, por mbi të gjitha i hoqi postin e sekretarit të përgjithshëm duke ia ngarkuar Damian Gjiknurit.
Ndërkohë që mesazhi valëvitej mbi dron, i gjithë stadiumi shpërtheu në kor “Rama Ik”.
Taulant Balla në zgjedhjet e 25 prillit ishte drejtues politik i qarkut të Elbasanit, ku rezultoi edhe deputeti më i votuar në rang kombëtar, sa i përket votave preferenciale./Abcnews.al