Taulant Balla paditet për shpifje nga Sali Lushaj dhe Avdyl Gjomakaj

schedule13:30 - 16 Tetor, 2018

schedule 13:30 - 16 Tetor, 2018

Taulant Balla nuk do të paraqitet në Prokurorinë e Tiranës vetëm si paditës, por edhe si i paditur për shpifje. Një kallzim të tillë për shpifje ndaj kreut të grupit parlamentar socialist kanë depozituar në organin e akuzës së kryeqytetit shtetasit Sali Lushaj dhe Avdyl Gjomakaj. Kjo padi është bërë pas një deklaratë të Ballës në emisionin Opinion, ku Lushajn dhe Gjomakajn i quajti si pjesë të bandës së Berishës. Dy paditësit i kërkojnë Gjykatës 2 milionë lekë nga deputeti socialist si dëmshpërblim për shpifje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!