Taulant Balla në Librazhd

schedule12:32 - 15 Tetor, 2017

schedule 12:32 - 15 Tetor, 2017

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra, inspektuan punimet për rikonstruksionin e banesave të komunitetit egjiptian. Nga faza e parë e këtij projekti përfituan 16 familje, ndërkohë që programi do të vazhdojë më tej.

Politikanë në pushtet që bëjnë inspektime ka shumë por jo të gjithë hipin mbi tjegulla për të kontrolluar punimet. Taulant Balla u ngjit mbi çatinë e një prej banesave të rikonstruktuara të komunitetit egjiptian, projekt ky i Bashkisë së Librazhdit, i financuar nga ish-Ministria e Zhvillimit Urban.
Kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra, shpjegoi se vazhdimi i procesit të legalizimeve do të bëjë të mundur që nga ky projekt të përfitojnë edhe banesa të tjera të komunitetit egjiptian, ndërkohë që do të vijojë rikualifikimi urban i zonave periferike.